Kalo te përmbajtja
Limoni Cleaning

Ne pastrojmë. Ju e gjeni ambientin gati.

Pastrime për apartamente, Airbnb, vila dhe biznese në Tiranë. Ekip me mbi 10 vjet përvojë në pastrim. Na tregoni çfarë duhet pastruar dhe ju japim ofertën.

Dy punonjëse të Limoni Cleaning duke pastruar xhamat e mëdhenj të një apartamenti të ri pas punimeve në Tiranë
Punonjëse duke pastruar me avull kornizën dhe binarin e një dere xhami rrëshqitëse

Çfarë pastrojmë

Zgjidhni shërbimin që ju nevojitet.

Shiko të gjitha shërbimet
Punonjëse e Limoni Cleaning duke rregulluar shtratin në një dhomë gjumi në Tiranë

Keni një Airbnb në Tiranë?

Ne merremi me pastrimin pas çdo check-out-i. Ekipi vjen sipas kalendarit të rezervimeve, pastron pronën, rregullon ambientin dhe e lë gati për mysafirin tjetër.

Për një pronë apo për disa prona.

Bashkëpunojmë me Prago, kompani që menaxhon prona me qira ditore, për pastrimin e pronave Airbnb.

Pastrimi për Airbnb

Shikoni si e lëmë pronën

E njëjta dhomë ndenjeje pas pastrimit, e rregullt dhe pa mbeturina
Dhomë ndenjeje para pastrimit, me shishe dhe sende të shpërndara mbi tavolina
ParaPas

Dhoma e ndenjes, para dhe pas pastrimit

Apartament i ri pas punimeve, me najlon në dysheme, kuti dhe ngjitëse mbi xhama, para pastrimit
Apartament i ri, para pastrimit pas punimeve
Xhamat e mëdhenj dhe kornizat e zeza të dritareve në një apartament të ri në Tiranë
Xhamat dhe kornizat e dritareve
Dhomë gjumi e rregullt me peshqirë të palosur mbi shtrat, gati për mysafirët
Dhomë e përgatitur për mysafirët
Shiko më shumë foto

Çfarë përfshin një pastrim

  • Fshirje pluhuri në të gjitha dhomat
  • Sipërfaqet dhe pasqyrat
  • Kuzhina: sipërfaqet dhe lavamani
  • Banjo: lavamani, dushi, tualeti
  • Fshirje dhe larje e dyshemeve
  • Zbrazje e koshave dhe rregullim bazë

Rreth Limoni

Limoni Cleaning është kompani e re pastrimi në Tiranë, me bazë në Komunën e Parisit.

Njerëzit e ekipit kanë mbi 10 vjet përvojë në pastrim, të fituar në kompani të tjera pastrimi.

Deri tani kemi pastruar mbi 50 prona. Pjesa më e madhe e punës sonë sot është pastrimi Airbnb.

Më shumë për ne
Punonjëse e Limoni Cleaning duke pastruar lavamanin e kuzhinës në një apartament në Tiranë

Keni një pronë për të pastruar?

Na shkruani në WhatsApp zonën, madhësinë e pronës dhe llojin e pastrimit. Ju përgjigjemi me ofertën.

Na shkruani në WhatsApp

Preferoni telefonin?

068 900 7252
  1. Na kontaktoni. Na dërgoni në WhatsApp madhësinë, zonën dhe llojin e pronës.

  2. Ju japim çmimin. Shikojmë çfarë ju nevojitet dhe ju japim ofertën.

  3. Vijmë dhe pastrojmë. Caktojmë ditën dhe orën dhe ekipi vjen në pronë.

Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë ne:

Çfarë pastrimi ju nevojitet?

P.sh. zona, madhësia e pronës ose kur ju duhet pastrimi.

Numrin e përdorim vetëm për t'ju kontaktuar për këtë kërkesë. Politika e privatësisë

Pyetjet që na bëni më shpesh

Sa kushton pastrimi?

Çmimi varet nga madhësia dhe gjendja e pronës. Na lini numrin dhe ju japim ofertën.

Si mund të kërkoj një ofertë?

Na lini emrin dhe numrin te formulari, ose na shkruani direkt në WhatsApp. Ju kontaktojmë, pyesim për pronën dhe ju japim ofertën.

Në cilat zona punoni?

Punojmë në Tiranë dhe kemi bazën në Komunën e Parisit. Na tregoni zonën tuaj dhe ju konfirmojmë nëse vijmë.

A mund të zgjedh ditën dhe orën?

Po. Ditën dhe orën i caktojmë bashkë kur ju kontaktojmë për ofertën.

Të gjitha pyetjet
WhatsAppTelefono