Pastrim Airbnb në Tiranë
Mysafiri del, ne hyjmë. Pastrojmë pronën pas çdo check-out-i, ndërrojmë çarçafët dhe e lëmë gati për mysafirin tjetër.

Si funksionon pastrimi pas check-out-it
Kalendari
Na dërgoni datat e check-out-it ose kalendarin e rezervimeve.
Pastrimi
Vijmë pasi del mysafiri dhe pastrojmë dhomat, banjon dhe kuzhinën.
Shtrati
Rregullojmë shtratin dhe ndërrojmë çarçafët kur ka të pastër në pronë.
Kontrolli
Kontrollojmë ambientin në fund. Prona është gati për mysafirin tjetër.
Çfarë bëjmë në çdo pastrim
- Dhoma e gjumit. Krevati, çarçafët kur janë në pronë, sipërfaqet, dyshemeja.
- Banjo. Tualeti, dushi, lavamani, pasqyra, dyshemeja.
- Kuzhina. Sipërfaqet, banaku, pianura dhe lavamani.
- Në fund. Përgatitje e pronës për mysafirin tjetër dhe një kontroll i fundit.
Larja dhe hekurosja e çarçafëve, si dhe rimbushja e produkteve të konsumit, organizohen veçmas.
Gati për mysafirin tjetër
Shtrati i rregulluar, peshqirët në vend, dhoma e ndenjes e rregullt pas qëndrimit të fundit.


Për një pronë apo për disa prona
Me disa prona, rëndësi ka jo vetëm pastrimi, por edhe organizimi i tij sipas kalendarit. Na tregoni sa prona keni dhe sa shpesh ndërrohen mysafirët, dhe e planifikojmë bashkë.
Bashkëpunojmë me Prago, kompani që menaxhon prona me qira ditore, për pastrimin e pronave Airbnb.
Rreth PragoMund t'ju interesojë edhe:Apartamente dhe shtëpiHotelePuna jonë
Keni një pronë për të pastruar?
Na shkruani në WhatsApp zonën, madhësinë e pronës dhe llojin e pastrimit. Ju përgjigjemi me ofertën.
Na shkruani në WhatsAppPreferoni telefonin?
068 900 7252Na kontaktoni. Na dërgoni në WhatsApp madhësinë, zonën dhe llojin e pronës.
Ju japim çmimin. Shikojmë çfarë ju nevojitet dhe ju japim ofertën.
Vijmë dhe pastrojmë. Caktojmë ditën dhe orën dhe ekipi vjen në pronë.
Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë ne:
Pyetje për këtë shërbim
Sa kushton pastrimi i një Airbnb?
Çmimi varet nga madhësia dhe gjendja e pronës. Na lini numrin dhe ju japim ofertën.
A i ndërroni çarçafët?
Po, kur ka çarçafë të pastër në pronë. Larjen dhe hekurosjen i organizojmë veçmas.
Sa shpesh duhet pastruar një Airbnb?
Zakonisht pas çdo check-out-i. Na tregoni kalendarin e pronës dhe e organizojmë bashkë.
Çfarë ju duhet për ofertën?
Sa prona keni, sa të mëdha janë, sa herë në muaj pastrohen dhe në cilën zonë ndodhen. Na i shkruani te formulari ose në WhatsApp.