Puna jonë: para dhe pas pastrimit
Foto dhe video nga celulari i ekipit, gjatë pastrimeve në Tiranë.
Apartament i ri pas punimeve
Një apartament i sapopërfunduar në Tiranë, me najlon mbi dysheme, kuti dhe ngjitëse mbi xhama. Punuam te xhamat e mëdhenj, te kornizat dhe te binarët e dyerve rrëshqitëse, ku pluhuri i punimeve mblidhet më shumë. Kornizat dhe binarët i pastruam me avull.



Pastrim me avull i kornizës dhe binarit
Dhomë ndenjeje, para dhe pas
Një apartament me shishe, sende të shpërndara dhe qese mbeturinash në dhomën e ndenjes. Lëvizni vijën mbi foto për të parë të njëjtën dhomë para dhe pas pastrimit. Më poshtë: kuzhina gjatë pastrimit dhe disa video nga i njëjti lloj pune.


Dhomë ndenjeje, para dhe pas pastrimit


Apartament, para fillimit të pastrimit
Apartament pas pastrimit
Apartament që mirëmbajmë rregullisht
Dhoma gati për mysafirët
Te pronat me qira ditore dhe te dhomat për mysafirë, pastrimi mbaron me shtratin e rregulluar dhe dhomën gati për ardhjen e radhës.


Zyrë gjatë rinovimit
Një zyrë me mure të sapolyera, najlon mbi dysheme dhe mjete pune ende në dhomë. Kështu duket një ambient para pastrimit pas punimeve.
Zyrë gjatë rinovimit, para pastrimit
Ju pëlqen si punojmë?
Na tregoni për pronën tuaj dhe ju japim ofertën.