Kalo te përmbajtja
Limoni Cleaning

Pastrim me themel në Tiranë, deri në detaj

Kuzhina, banja, xhamat dhe vendet që pastrimi i përditshëm nuk i arrin. Për apartamente, në paketë përfshihet edhe larja e divanit dhe e të gjithë dyshekëve.

Apartamente: nga 250 lekë të reja/m²

Për shembull, 80 m² × 250 = 20.000 lekë të reja. Është vlerësim orientues: totalin e konfirmojmë pas vlerësimit. Shtëpitë dhe vilat marrin ofertë pas vlerësimit.

Fotot nuk janë të detyrueshme. Mund ta nisim me një telefonatë.

Punonjëse duke pastruar pjesën e sipërme të murit dhe tavanit në një apartament të sapopërfunduar
Pastrimi i pjesëve të larta në apartament pas punimeve

50+ prona

të pastruara nga ekipi ynë

Mbi 10 vjet përvojë

në punën e anëtarëve të ekipit

Pajisje profesionale

për pastrimin me kujdes të sipërfaqeve të përshtatshme

Çfarë bëjmë

Pastrim i detajuar për një apartament ose shtëpi që ka nevojë për më shumë se pastrimi i përditshëm. Zakonisht bëhet një ose dy herë në vit, ose kur hyni në një pronë të re.

Si ndryshon nga pastrimi i rregullt

Pastrimi i rregullt mban pastër sipërfaqet që përdoren çdo ditë. Pastrimi me themel përfshin edhe vendet që zakonisht harrohen: brenda dollapëve, frigoriferin dhe furrën, prapa mobilieve, kornizat dhe bazamentet. Pluhuri pas punimeve kërkon një pastrim tjetër, që vlerësohet veçmas.

Apartamente dhe shtëpiPas ndërtimit ose rinovimit

Çfarë përfshihet

Puna planifikohet sipas pronës suaj dhe përfshin edhe detajet që shpesh lihen pas dore: brenda dollapëve, prapa dhe poshtë mobilieve që lëvizen në mënyrë të sigurt, kornizat dhe bazamentet.

Kuzhina

Banakët, dollapët nga brenda, furra, frigoriferi dhe sipërfaqet e përdorimit të përditshëm.

Banja

Pllakat, lavamanët, dushi, tualeti, pasqyrat dhe zonat ku grumbullohen papastërtitë.

Dhomat

Dyshemetë, mobiliet, dyert, kornizat, bazamentet dhe këndet që nuk pastrohen çdo ditë.

Xhamat dhe detajet

Xhamat, kornizat, pragjet dhe pjesët e arritshme, sipas gjendjes së pronës.

Divani dhe dyshekët e apartamentit

Në pastrimin me themel të një apartamenti përfshihet larja e divanit dhe e të gjithë dyshekëve me makineri ekstraktimi. Gjatë vlerësimit shënojmë sa janë, përmasat, materialin dhe gjendjen, dhe në ofertën me shkrim shkruajmë saktë cilat përfshihen.

Pëlhura nuk thahet menjëherë: koha varet nga materiali dhe ajrimi. Nëse ju duhen po atë ditë, na e thoni që ta planifikojmë.

Si llogaritet çmimi

Shembull për një apartament

80 m² × 250 = 20.000 lekë të reja

Vlerësim orientues; totali konfirmohet pas vlerësimit. 20.000 lekë të reja janë 200.000 lekë të vjetra.

Çmimi orientues vlen vetëm për pastrimin me themel të apartamenteve, ku jetohet ose që janë bosh. Shtëpitë, vilat, zyrat dhe shërbimet e tjera marrin ofertën e tyre pas vlerësimit.

Çfarë mund ta ndryshojë totalin

  • Gjendja e apartamentit dhe sa kohë ka që nuk është pastruar me themel
  • Mbetjet pas punimeve: ky pastrim vlerësohet veçmas
  • Sa divane dhe dyshekë ka, përmasat, materiali dhe gjendja e tyre
  • Zona: për vendet jashtë Tiranës sqarojmë paraprakisht transportin

Totalin e konfirmuar e merrni me shkrim, me të gjitha kostot, përpara se të rezervoni. Nuk ka tarifa të papritura në ditën e pastrimit.

Prona është pas punimeve? Shikoni pastrimin pas ndërtimit

Shikoni ekipin në punë

Pamje reale nga punët e ekipit Limoni Cleaning: një pastrim me themel në një shtëpi me disa kate dhe pastrime pas punimeve. Tregojnë punën në proces, jo domosdoshmërisht rezultatin përfundimtar.

Dy punonjëse duke hequr mbetjet e punimeve nga dyshemeja me pllaka në një apartament të ri
Heqja e mbetjeve të punimeve nga pllakat e dyshemesë
Punonjëse duke pastruar me avull kornizën dhe binarin e një dere xhami rrëshqitëse
Pastrim me avull i kornizave dhe binarëve
Punë e detajuar në pllakat e apartamentit
Shikoni më shumë nga puna jonë

Plan pastrimi dhe ofertë me shkrim, pa pagesë.

Sqarojmë çfarë ju duhet, përcaktojmë punët që përfshihen dhe ju japim një ofertë me shkrim. Pa detyrim për të rezervuar pastrimin.

Me një telefonatë

Shpesh mjafton një bisedë e shkurtër: sipërfaqja, zona dhe çfarë ju duhet.

Me foto, nëse doni

Mund të na dërgoni disa foto në WhatsApp vetëm të zonave që duhen pastruar. Nuk janë të detyrueshme.

Me vizitë, kur duhet

Kur gjendja nuk sqarohet dot nga larg, caktojmë një vizitë vlerësimi përpara se të konfirmojmë çmimin. Nëse ka kosto, jua themi përpara.

Kur duhet ta shohim ambientin, caktojmë një vizitë vlerësimi. Nëse vizita ka ndonjë kosto, jua themi përpara dhe vijmë vetëm pasi të bini dakord. Për zonat jashtë Tiranës, sqarojmë paraprakisht edhe mundësinë dhe kostot e transportit.

Pastrimi rezervohet vetëm pasi të pranoni ofertën dhe të caktojmë bashkë datën. Ekipi sjell pajisjet dhe solucionet.

Çfarë nuk përfshihet

Këto nuk përfshihen:
  • Larja dhe hekurosja e rrobave
  • Largimi i mbetjeve të mëdha të ndërtimit dhe lyerja e mureve
  • Rimbushja e produkteve të konsumit

Para pastrimit

  • Largoni nga sipërfaqet sendet personale dhe të vlefshme
  • Na tregoni për sende të brishta, njolla të vjetra ose zona ku nuk duhet të prekim

Pyetjet që na bëni më shpesh

Sa kushton pastrimi me themel?

Për apartamente, çmimi orientues nis nga 250 lekë të reja/m². Për shembull, për 80 m² llogaritja bazë është 20.000 lekë të reja. Totalin e konfirmojmë pas vlerësimit, sipas gjendjes së apartamentit dhe punëve që përfshihen. Për shtëpitë dhe vilat ju japim ofertën pas vlerësimit. Pastrimi i rënduar pas punimeve vlerësohet veçmas.

Çmimet janë në lekë të reja apo të vjetra?

Në lekë të reja. 250 lekë të reja janë 2.500 lekë të vjetra. Për shembull, 20.000 lekë të reja janë 200.000 lekë të vjetra.

A përfshihet larja e divanit dhe e dyshekëve?

Në pastrimin me themel të një apartamenti, po: larja e divanit dhe e të gjithë dyshekëve të apartamentit përfshihet në paketë. Gjatë vlerësimit shënojmë sa janë, përmasat, materialin dhe gjendjen, dhe në ofertën me shkrim shkruajmë saktë cilat përfshihen. Larja e divaneve si shërbim më vete ka ofertën e vet.

Sa kohë duhet që të thahen divani dhe dyshekët?

Varet nga materiali dhe ajrimi i dhomës. Nuk thahen menjëherë pas larjes. Nëse ju duhen po atë ditë, na e thoni që ta planifikojmë para rezervimit.

A duhet t'ju dërgoj foto të shtëpisë?

Jo. Fotot ndihmojnë, por nuk janë të detyrueshme. Mund ta nisim me një telefonatë. Nëse duhet ta shohim ambientin, caktojmë një vizitë vlerësimi; nëse ajo ka kosto, jua themi përpara.

A është rezervim kërkesa që dërgoj?

Jo. Formulari ose mesazhi në WhatsApp është kërkesë për vlerësim. Pastrimi rezervohet vetëm kur biem dakord për punët, totalin dhe datën.

Cili është ndryshimi nga pastrimi pas ndërtimit?

Çmimi orientues vlen për apartamente ku jetohet ose që janë bosh. Pas punimeve ka pluhur, mbetje ngjitësi ose boje që kërkojnë më shumë kohë, prandaj ai pastrim vlerësohet veçmas dhe nuk llogaritet automatikisht me 250 lekë të reja/m².

A vlen ky çmim edhe për shtëpi dhe vila?

Jo. Për momentin çmimi orientues vlen vetëm për apartamente. Për shtëpitë dhe vilat ju japim planin dhe ofertën me shkrim pas vlerësimit.

Në cilat zona punoni?

Punojmë në Tiranë dhe në zonat përreth, si Kamza dhe Durrësi. Baza jonë është në Komunën e Parisit. Për zonat jashtë Tiranës, konfirmojmë paraprakisht mundësinë dhe kostot e transportit.

Të gjitha pyetjet

Kërkoni vlerësim për pronën tuaj

Zgjidhni datën që ju përshtatet dhe na tregoni për pronën. Për apartamente shihni vlerësimin orientues para se ta dërgoni; planin dhe ofertën me shkrim jua dërgojmë pa pagesë.
  1. Shërbimi
  2. Data dhe ora
  3. Të dhënat
  4. Kontrolli

Shërbimi: Pastrim me themel

Hapi 2 nga 4

Kur ju përshtatet?

Po ngarkohen datat.

Preferoni të na shkruani ose të telefononi?