Kalo te përmbajtja
Limoni Cleaning

Pastrim hotelesh në Tiranë

Bëjmë housekeeping për hotele dhe apart-hotele: pastrojmë dhe rregullojmë dhomat midis mysafirëve. Ekipi përshtatet me numrin e dhomave dhe me oraret e check-in-it dhe check-out-it.

Dhomë gjumi e rregullt me peshqirë të palosur mbi shtrat, gati për mysafirët

Çfarë bëjmë

Housekeeping për hotele dhe apart-hotele: pastrimi dhe rregullimi i dhomave dhe i banjave midis mysafirëve, sipas orareve të check-in-it dhe check-out-it.

Si ndryshon nga pastrimi Airbnb

Një hotel ka shumë dhoma dhe mysafirë që ndërrohen çdo ditë, prandaj plani ndërtohet bashkë me ju dhe ekipi përshtatet me numrin e dhomave. Në periudhat me më shumë punë mund të sjellim ekip shtesë. Çarçafët i ndërrojmë me ata të pastër të hotelit; nuk i lajmë dhe nuk rimbushim produktet e konsumit.

AirbnbPër biznese

Fillojmë me një bisedë

Numri i dhomave, oraret e check-in-it dhe check-out-it dhe periudhat me më shumë punë ndryshojnë nga një hotel te tjetri. Na tregoni si punoni dhe ju propozojmë një plan.

Në periudhat me më shumë punë mund të sjellim ekip shtesë, sipas marrëveshjes.

Para se të kërkoni ofertë

Për kë është

  • Hotele dhe apart-hotele
  • Hotele që kanë nevojë për ekip shtesë gjatë sezonit

Çfarë nuk përfshihet

Këto nuk përfshihen:
  • Ambientet e përbashkëta, recepsioni dhe kuzhina e hotelit
  • Larja dhe hekurosja e çarçafëve dhe e peshqirëve
  • Rimbushja e produkteve të konsumit

Si caktohet çmimi

Varet nga numri i dhomave, oraret e check-in-it dhe check-out-it dhe periudhat me më shumë punë. Ju propozojmë një plan dhe ofertë me shkrim.

Plan pastrimi dhe ofertë me shkrim, pa pagesë.

Para pastrimit

  • Na tregoni numrin e dhomave dhe oraret
  • Na thoni periudhat kur ju duhet ekip shtesë

Mund t'ju interesojë edhe:Për bizneseAirbnbPuna jonë

Pyetje për këtë shërbim

A mund të na ndihmoni vetëm gjatë sezonit?

Po. Mund të organizojmë ekip shtesë gjatë periudhave me shumë punë, sipas marrëveshjes.

Çfarë përfshin housekeeping-u?

Pastrimin dhe rregullimin e dhomave dhe të banjave midis mysafirëve, sipas planit që vendosim bashkë. Shtretërit i shtrojmë me çarçafët e pastër të hotelit. Ambientet e përbashkëta, recepsioni dhe kuzhina e hotelit nuk përfshihen.

Sa kushton pastrimi për një hotel?

Çmimi varet nga madhësia dhe gjendja e pronës, lloji i pastrimit dhe sa shpesh ju nevojitet. Na lini numrin ose na shkruani në WhatsApp: pas vlerësimit ju japim planin e pastrimit dhe ofertën me shkrim, pa pagesë.

Të gjitha pyetjet

Rezervoni pastrimin

Zgjidhni shërbimin dhe datën që ju përshtatet. E shohim kërkesën dhe ju kontaktojmë për ta konfirmuar bashkë.
  1. Shërbimi
  2. Data dhe ora
  3. Të dhënat
  4. Kontrolli

Shërbimi: Hotel

Hapi 2 nga 4

Kur ju përshtatet?

Po ngarkohen datat.

Preferoni të na shkruani ose të telefononi?