Kalo te përmbajtja
Limoni Cleaning

Pastrim pas ndërtimit dhe rinovimit në Tiranë

Punimet mbarojnë, por pluhuri mbetet: mbi dysheme, mbi xhama dhe brenda binarëve të dyerve. E pastrojmë ambientin që prona të jetë gati për t'u banuar.

Xhamat e mëdhenj dhe kornizat e zeza të dritareve në një apartament të ri në Tiranë

Çfarë bëjmë

Pastrim pasi mbarojnë punimet e ndërtimit ose të rinovimit. Heqim pluhurin e imët nga dyshemetë, xhamat, kornizat dhe binarët e dyerve, që prona të jetë gati për t'u banuar.

Si ndryshon nga pastrimi me themel

Pastrimi me themel heq papastërtinë e përdorimit të përditshëm. Pluhuri i punimeve futet kudo dhe kërkon më shumë kalime, prandaj nuk llogaritet me çmimin orientues të pastrimit me themel. Mbetjet e mëdha, si inertet dhe tullat, duhet të largohen para se të vijmë.

Pastrim me themelZyra

Një apartament i ri në Tiranë

Najlon mbi dysheme, kuti dhe ngjitëse mbi xhama. Ekipi pastaj pastron dritaret.

Apartament i ri pas punimeve, me najlon në dysheme, kuti dhe ngjitëse mbi xhama, para pastrimit
Para pastrimit
Dy punonjëse të Limoni Cleaning duke pastruar xhamat e mëdhenj të një apartamenti të ri pas punimeve në Tiranë
Pastrimi i xhamave pas punimeve

Çfarë pastrojmë pas punimeve

  • Pluhuri nga të gjitha sipërfaqet
  • Dyshemetë dhe pllakat
  • Xhamat dhe kornizat
  • Binarët e dyerve rrëshqitëse
  • Mbetjet e vogla që mund të hiqen gjatë pastrimit

Na kontaktoni pasi punimet të kenë përfunduar dhe mbetjet e mëdha të jenë larguar.

Pastrimi i një apartamenti të ri në Tiranë

Në fotot dhe videot e tetorit shikoni ekipin gjatë pastrimit të pjesëve të larta, pllakave dhe detajeve të banjës. Pamjet janë gjatë punës, jo foto të rezultatit final.

Punonjëse duke pastruar pjesën e sipërme të murit dhe tavanit në një apartament të sapopërfunduar
Pastrimi i pjesëve të larta në apartament pas punimeve
Dy punonjëse duke hequr mbetjet e punimeve nga dyshemeja me pllaka në një apartament të ri
Heqja e mbetjeve të punimeve nga pllakat e dyshemesë
Punë e detajuar në pllakat e apartamentit
Detajet e banjës së apartamentit të ri
Pamje nga ambienti gjatë punës pas ndërtimit

Para se të kërkoni ofertë

Për kë është

  • Apartamente dhe shtëpi të reja, para se të banohen
  • Banesa dhe zyra pas rinovimit

Çfarë nuk përfshihet

Këto nuk përfshihen:
  • Largimi i mbetjeve të mëdha të ndërtimit, si inertet, tullat dhe materialet
  • Lyerja e mureve ose riparimet

Si caktohet çmimi

Pas punimeve çmimi varet nga mbetjet që kanë mbetur, jo vetëm nga sipërfaqja. Kur puna është e rëndë, tarifa është më e lartë se çmimi orientues i pastrimit me themel. Ju japim planin dhe totalin me shkrim pas vlerësimit, pa pagesë.

Plan pastrimi dhe ofertë me shkrim, pa pagesë.

Para pastrimit

  • Punimet të kenë përfunduar
  • Mbetjet e mëdha të jenë larguar

Mund t'ju interesojë edhe:Pastrim me themelZyraPuna jonë

Pyetje për këtë shërbim

A i largoni edhe mbetjet e ndërtimit?

Jo. Ne heqim pluhurin dhe papastërtitë e punimeve. Mbetjet e mëdha, si inertet, tullat dhe materialet e ndërtimit, duhet të largohen para se të vijmë.

Kur duhet t'ju kontaktoj?

Pasi punimet të kenë përfunduar dhe mbetjet e mëdha të jenë larguar.

Sa kushton pastrimi pas ndërtimit?

Varet nga sasia e pluhurit dhe e mbetjeve. Nuk e llogarisim automatikisht me çmimin orientues të pastrimit me themel: kur ka mbetje të rënda, puna kërkon më shumë kohë dhe tarifa është më e lartë. Totalin ua konfirmojmë me shkrim pas vlerësimit, përpara se të rezervoni.

Të gjitha pyetjet

Rezervoni pastrimin

Zgjidhni shërbimin dhe datën që ju përshtatet. E shohim kërkesën dhe ju kontaktojmë për ta konfirmuar bashkë.
  1. Shërbimi
  2. Data dhe ora
  3. Të dhënat
  4. Kontrolli

Shërbimi: Pas ndërtimit ose rinovimit

Hapi 2 nga 4

Kur ju përshtatet?

Po ngarkohen datat.

Preferoni të na shkruani ose të telefononi?