Kalo te përmbajtja
Limoni Cleaning

Pastrim për biznese dhe pallate në Tiranë

Pastrojmë zyra, dyqane, hotele dhe ambientet e përbashkëta të pallateve. Vijmë një herë ose rregullisht, në orarin që nuk ju pengon punën.

Kë ndihmojmë

  • Zyra dhe studio
  • Dyqane dhe salla ekspozimi
  • Hotele dhe apart-hotele
  • Administratorë pallatesh dhe kompleksesh
  • Pronarë me disa prona me qira

Çfarë pastrojmë

  • Tavolinat, sipërfaqet e punës dhe pajisjet nga jashtë
  • Kuzhinën ose sallën e çajit
  • Tualetet
  • Dyshemetë
  • Xhamat që arrihen nga brenda
  • Shkallët, hollet dhe hyrjet
  • Zbrazjen e koshave

Një herë ose rregullisht

Mund të vijmë për një pastrim të vetëm, për shembull pas rinovimit, ose çdo javë dhe çdo muaj. Orarin e caktojmë bashkë: para hapjes, pas mbylljes ose në fundjavë. Përpiqemi të dërgojmë të njëjtin ekip, që stafi juaj t'i njohë punonjësit.

Si përgatitet oferta për biznesin

  1. Na kontaktoni

    Na tregoni llojin e ambientit dhe çfarë ju duhet.

  2. Vizitë pa pagesë

    Vijmë dhe e shohim ambientin, ose e vlerësojmë nga fotot që na dërgoni.

  3. Oferta me shkrim

    Ju tregojmë çfarë përfshihet, sa shpesh vijmë dhe sa kushton.

  4. Fillojmë

    Caktojmë ditët dhe orarin.

Çfarë na duhet për ofertën

  • Lloji i ambientit dhe adresa e përafërt
  • Sipërfaqja e përafërt ose numri i kateve
  • Sa shpesh e dëshironi pastrimin
  • Orari kur mund të punojmë
  • Foto ose video, nëse keni

Nga puna jonë

Punonjëse e Limoni Cleaning duke pastruar shkallët prej graniti në një ndërtesë me disa kate
Pastrimi i shkallëve në një ndërtesë me disa kate
Dy punonjëse të Limoni Cleaning duke pastruar xhamat e mëdhenj të një apartamenti të ri pas punimeve në Tiranë
Pastrimi i xhamave pas punimeve

Keni një ambient pune për të pastruar?

Na tregoni për ambientin dhe ju dërgojmë ofertën.

Na shkruani në WhatsApp

Nëse keni foto ose një video të shkurtër të ambientit, na i dërgoni në WhatsApp. Kjo na ndihmon t'ju japim një ofertë më të saktë.

Preferoni telefonin?

068 900 7252
  1. Na kontaktoniNa dërgoni në WhatsApp madhësinë, zonën dhe llojin e pronës.

  2. Ju dërgojmë ofertënShqyrtojmë çfarë ju nevojitet dhe ju përgatisim ofertën.

  3. Vijmë dhe pastrojmëCaktojmë bashkë ditën dhe orarin, pastaj ekipi vjen në pronë.

Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë ne:

Çfarë lloj ambienti dëshironi të pastroni?
Çfarë pastrimi ju nevojitet?
Një herë apo rregullisht? (opsionale)
Kur ju duhet? (opsionale)

Për shembull, zona, numri i kateve ose çdo gjë tjetër që duhet të dimë.

Pas dërgimit të kërkesës, mund të na dërgoni fotot ose videot e ambientit në WhatsApp.

Numrin e përdorim vetëm për t'ju kontaktuar për këtë kërkesë. Politika e privatësisë

Pyetje për këtë shërbim

A mund të vini jashtë orarit të punës?

Po. Vijmë para hapjes, pas mbylljes ose në ditët që zgjidhni.

A bëni kontratë për pastrim të rregullt?

Po. Pasi biem dakord për ofertën, bëjmë një kontratë ku përcaktojmë çfarë përfshihet dhe sa shpesh vijmë.

A paguhet vizita për vlerësim?

Jo. Vizita para ofertës është pa pagesë.

Sa kushton?

Çmimi varet nga madhësia dhe gjendja e pronës, lloji i pastrimit dhe sa shpesh ju nevojitet. Na lini numrin ose na dërgoni foto në WhatsApp, që t'ju përgatisim ofertën.

Të gjitha pyetjet
WhatsAppTelefononi