Rreth nesh
Limoni Cleaning është kompani pastrimi në Tiranë, me bazë në Komunën e Parisit. Pastrojmë apartamente, shtëpi, prona Airbnb dhe ambiente biznesi.
Kompania është e re, por njerëzit që e përbëjnë kanë mbi 10 vjet përvojë në pastrim, të fituar në kompani të tjera pastrimi. Deri tani kemi pastruar mbi 50 prona.
Pjesa më e madhe e punës sonë sot është pastrimi Airbnb, ku gjithçka varet nga kalendari i pronës: vijmë pas check-out-it dhe e lëmë pronën gati për mysafirin tjetër.

Si punojmë
- Eksperiencë
- Njerëzit e ekipit kanë mbi 10 vjet përvojë në pastrim dhe mirëmbajtje ambientesh, të fituar në kompani të tjera pastrimi.
- Punë e rregullt
- Çdo pastrim ndjek të njëjtën listë pune, që rezultati të mos varet nga rastësia.
- Kujdes për detajet
- Pronën tuaj e trajtojmë si të ishte e jona, dhomë pas dhome.
- Komunikim direkt
- Flisni direkt me ne, në WhatsApp ose në telefon, pa ndërmjetës.
Flisni me ne
Na tregoni për pronën dhe ju japim ofertën.