Pyetje të shpeshta
Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në WhatsApp ose na lini numrin.
Sa kushton pastrimi?
Çmimi varet nga madhësia dhe gjendja e pronës. Na lini numrin dhe ju japim ofertën.
Si mund të kërkoj një ofertë?
Na lini emrin dhe numrin te formulari, ose na shkruani direkt në WhatsApp. Ju kontaktojmë, pyesim për pronën dhe ju japim ofertën.
Në cilat zona punoni?
Punojmë në Tiranë dhe kemi bazën në Komunën e Parisit. Na tregoni zonën tuaj dhe ju konfirmojmë nëse vijmë.
A mund të zgjedh ditën dhe orën?
Po. Ditën dhe orën i caktojmë bashkë kur ju kontaktojmë për ofertën.
Çfarë përfshin pastrimi i rregullt?
Fshirje pluhuri, pastrim sipërfaqesh dhe pasqyrash, larje dyshemesh, pastrim i kuzhinës dhe i banjës, zbrazje koshash dhe rregullim bazë.
Çfarë përfshin pastrimi me themel?
Gjithçka nga pastrimi i rregullt, plus pastrim i detajuar i kuzhinës dhe i banjës, brenda dollapëve, frigoriferit dhe furrës, dyert, bazamentet dhe kornizat.
Çfarë përfshin pastrimi Airbnb?
Pastrimin e dhomave, të banjës dhe të kuzhinës, rregullimin e ambientit dhe një kontroll final para se prona të jetë gati për mysafirin tjetër. Çarçafët i ndërrojmë kur ka të pastër në pronë; larja dhe hekurosja organizohen veçmas.
A punoni me pronarë që kanë disa Airbnb?
Po. Na tregoni sa prona keni, sa të mëdha janë dhe sa shpesh nevojitet pastrimi, dhe e organizojmë bashkë.
A mund të vini rregullisht?
Po, organizojmë pastrim periodik. Frekuencën e vendosim bashkë, sipas nevojës suaj.
A bëni pastrim zyrash?
Po, pastrojmë rregullisht zyra dhe biznese të vogla e të mesme, në orar që nuk ju pengon punën.
A bëni pastrim pas ndërtimit ose rinovimit?
Po, largojmë pluhurin e imët të punimeve nga çdo sipërfaqe. Mbetjet e rënda të ndërtimit duhet të largohen para se të vijë ekipi ynë.
A bëni pastrim hotelesh?
Po, ndihmojmë hotele dhe apart-hotele me pastrimin e dhomave dhe të hapësirave të përbashkëta.
A ofroni larje dhe hekurosje rrobash?
Po, si shërbim shtesë. Nuk përfshihen në pastrimin bazë.
Po nëse duhet ta shtyj ose ta anuloj pastrimin?
Na njoftoni sa më shpejt në telefon ose në WhatsApp dhe gjejmë një ditë tjetër.
Keni një pyetje tjetër?
Na shkruani ose na telefononi.